Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBE-ja ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 mld euro

BE-ja ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 mld euro

Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro (16.9 miliardë dollarë), që kur Moska pushtoi Ukrainën. Deklarata u bë nga komisioneri i drejtësisë i BE-së, Didier Reynders, në një intervistë të botuar të shtunën, 29 tetor. Shifra është rritur me rreth 13.8 miliardë euro asete të ngrira nga oligarkët dhe entitetet e tjera. Reynders në korrik njoftoi se BE-ja kishte ngrirë asetet kryesisht në pesë vende. “Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani,”- i tha ai grupit të mediave gjermane Funke, duke përfshirë të përditshmen Ëestdeutsche Allgemeine Zeitung. Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që asetet të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës. “Nëse janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja, është e mundur që ato të transferohen në një fond kompensimi për Ukrainën”, tha zoti Reynders në intervistë. “Kjo shumë është larg nga të qenit e mjaftueshme për të financuar rindërtimin,”- shtoi ai. Reynders vuri në dukje se sanksionet perëndimore kanë çuar gjithashtu në “ngrirjen e 300 miliardë eurove” të rezervave valutore të Bankës Qendrore të Rusisë në të gjithë botën, duke thënë se kjo mund të përdoret si garanci. “Nga këndvështrimi im, është të paktën e mundur të mbahen këto 300 miliardë euro si garanci derisa Rusia të marrë pjesë vullnetarisht në rindërtimin e Ukrainës”, tha ai. Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, 1236 persona, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, si dhe oligarkët, përfshirë Roman Abramovich, janë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të hyrjes në BE.https://lajme.rtsh.al/artikull/be-ja-ka-ngrire-asete-ruse-me-vlere-rreth-17-mld-euro-300-mld-euro-jane-te-bankes-qendrore-te-rusise

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments