Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABE i rekomandon Kosovës të reformojë sektorin e energjisë

BE i rekomandon Kosovës të reformojë sektorin e energjisë

Kosova dhe Bashkimi Evropian miratojnë udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike në takimin vjetor të dialogut ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE-së. Në këtë takim është shqyrtua edhe Programi i Reformës Ekonomike të Kosovës 2023-2025. Megjithatë, për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, është thënë se Kosova duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme. Po ashtu sipas njoftimit të kësaj ministrie, Kosova gjithashtu duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën në sektorin privat Derisa në kuadër të performancës ekonomike është vërejtur që rimëkëmbja ekonomike e Kosovës në vitin 2022 ka qenë e moderuar, si rezultat i rënies së investimeve dhe konsumit familjar dhe për shkak të presioneve inflacionare që rrjedhin nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. “Sipas këtij raporti, aktiviteti ekonomik në Kosovë përgjatë vitit 2022 u nxit nga mbështetja e konsiderueshme e Qeverisë për të zbutur ndikimin e krizës energjetike. Megjithatë u theksua se vendi duhet të marrë parasysh rreziqet ekonomike në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, veçanërisht lidhur me çmimet e ushqimeve dhe energjisë, si dhe dinamikën tregtare me partnerët kryesorë tregtarë. Diskutimet u fokusuan edhe në zbatimin efektiv të reformave strukturore për të nxitur rimëkëmbje të qëndrueshme, duke mbështetur politikat e qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale”, thuhet në komunikatë. Në këtë kontekst, sipas njoftimit u nënvizua se mbledhja e taksave në Kosovë ka pasur rritje dyshifrore për shkak të luftimit të ekonomisë joformale dhe inflacionit, ndërsa u theksua edhe nevoja për reformimin e sistemit të sigurimeve shoqërore. “Për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, Kosova u tha se duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme. Kosova gjithashtu u tha se duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën në sektorin privat”, thuhet në komunikatë. Më tej në njoftim thuhet se së fundi, Kosova është zotuar për zbatimin e Skemës së Garancisë Rinore dhe përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e sistemit arsimor për të rritur punësimin dhe për të zbutur mospërputhjet e shkathtësive në tregun e punës u theksua se duhet të vazhdojnë. Në kuadër të këtij takimi, përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë kanë diskutuar tdje lidhur me Programet e tyre të Reformës Ekonomike (PRE) me përfaqësuesit e shteteve anëtarë të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane në takimin vjetor të dialogut të politikave ekonomike dhe financiare në Bruksel. Takimi rezultoi në marrëveshjen e përbashkët të gjashtë pikave specifike udhëzuese të politikave ekonomike që do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë përgjatë vitit të ardhshëm. Takimi u përqendrua në sfidat kryesore socio-ekonomike të krijuara nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe kriza humanitare në Turqi e krijuar pas tërmetit të 6 shkurtit 2023. Përfaqësuesit ritheksuan rëndësinë e dialogut të përbashkët politik për çështjet ekonomike dhe financiare, si dhe u dakorduan që të ndërmarrin masat e nevojshme për të zbutur ndikimin e mëtejmë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke ruajtur kështu qëndrueshmërinë fiskale. Të gjitha vendet kandidate dhe kandidatët potencialë në Bashkimin Evropian paraqesin Programet vjetore të Reformës Ekonomike (PRE) në Komisionin Evropian, të cilat përmbajnë projeksione afatmesme makroekonomike. Këto programe miratohen me udhëzime politikash specifike për secilin vend, të cilat rrjedhin nga prioritet e politikave ekonomike për 12 muajt në vijim. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments