Jemi të gatshëm të trajtojmë sfidat industriale nëse administrata e SHBA-se pranon dhe bashkëpunon me ne për të arritur një marrëveshje, tha komisioneri i Tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic.
“Veçanërisht për çelikun dhe aluminin, ne ndajmë disa nga sfidat, për shembull, kapacitetet e tepërta globale të nxitura nga praktikat jo të tregut”, u tha Sefcovic gazetarëve në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë.
“Muajin e kaluar, gjatë vizitës sime në Uashington, duke trajtuar çështjet industriale – ishte vërtet e qartë se BE-ja nuk është problemi, duke i bërë masat e sotme edhe më të pajustifikuara”, tha ai.
“BE-ja është padyshim pjesë e zgjidhjes, dhe jo e problemit”, theksoi Sefcovic.
“Partneriteti tregtar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian është i balancuar mirë dhe shumë fitimprurës për të dyja palët”, tha komisioneri.