Brukseli shpreson për një progres të madh në kujdesin shëndetësor të IA-së.
Teknologjia mund të mundësojë analiza më të sakta të procedurave të imazherisë, siç janë rrezet X, diagnoza më të sakta dhe trajtime më efektive.
Sektorë të tjerë kryesorë ku BE-ja planifikon të investojë në IA përfshijnë, transportin dhe industrinë e automobilave, robotikën, prodhimin, inxhinierinë dhe ndërtimin, klimën dhe mjedisin, energjinë; bujqësinë dhe ushqimin, mbrojtjen, sigurinë, komunikimin elektronik dhe industritë kulturore, krijuese dhe mediatike.
“Sektorët që nuk përfshihen, si financa apo turizmi, mund të rishqyrtohen më vonë”, thanë zyrtarët e BE-së.
Vendimi për t’i dhënë përparësi fushave kryesore – u bazua në një raport nga ish-kryeministri italian dhe kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.
“Strategjia e re e BE-së do të thotë që kompanitë duhet ta konsiderojnë inteligjencën artificiale si një zgjidhje parësore për problemet, duke mos neglizhuar rreziqet që lidhen me teknologjinë”, thanë zyrtarët e BE-së.
Komisioni Evropian është përballur me kritika nga industria e teknologjisë – sipas së cilës rregullat tepër burokratike po pengojnë inovacionin.





