Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur të heqin sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, njoftoi kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas.
“Ne duam të ndihmojmë popullin sirian të rindërtojë një Siri të re, gjithëpërfshirëse dhe paqësore”, shkroi Kallas në X.
“BE-ja ka qëndruar gjithmonë pranë sirianëve gjatë 14 viteve të fundit – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, shtoi ajo.
BE-ja synon të luajë një rol udhëheqës në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e ardhshëm të Sirisë.
Megjithatë, sanksionet kundër individëve dhe organizatave me lidhje me regjimin e ish-presidentit Bashar al-Assad dhe atyre që janë përgjegjës për shtypjen e dhunshme të popullit sirian dhe shkeljet e të drejtave të njeriut do të mbeten në fuqi.
Për më tepër, kufizimet e eksportit të armëve si dhe mallrave dhe teknologjive të përdorura për shtypje të brendshme, do të mbeten në fuqi për momentin.
Shtetet anëtare të BE-së kishin rënë dakord tashmë për një lehtësim gradual të sanksioneve në shkurt, me qëllim mbështetjen e një rimëkëmbjeje të shpejtë ekonomike në Siri, si dhe rindërtimin dhe stabilizimin e saj.
Masat në sektorët e energjisë, transportit dhe bankave u pezulluan fillimisht deri në qershor