Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE harton plane për operacionin ushtarak në Detin e Kuq

BE harton plane për operacionin ushtarak në Detin e Kuq

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen më 22 janar për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme të bllokut në nismën e SHBA për të siguruar transportin tregtar në Detin e Kuq. ‘’Shërbimi i Veprimit të Jashtëm’’ të BE-së ka hartuar propozimet fillestare për nisjen e një operacioni të ri të përbashkët ushtarak evropian. Planet parashikojnë vendosjen e anijeve luftarake dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm nga ajri, ndoshta duke përdorur avionë zbulimi. Operacioni i Prosperity Guardian i nisur nga Shtetet e Bashkuara synon të rrisë ndjeshëm praninë ushtarake ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe të parandalojë sulmet ndaj anijeve. Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kanë sulmuar vazhdimisht anijet me një lidhje të dyshuar izraelite në Detin e Kuq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments