Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBE hap thirrje për mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar

BE hap thirrje për mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar

Qeveria shqiptare po kërkon konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor. Në faqen e prokurimeve publike të BE, është publikuar thirrja për tender për gjetjen enjë konsulenti që do të kontribuojë dhe të ofrojë mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar për të përputhur politikat dhe legjislacionin e Shqipërisë me kërkesat të BE-së. “Objektivi i kësaj kontrate është të ofrojë mbështetje për Shqipërinë në sektorin hekurudhor për të sjellë politikat dhe legjislacionin e Shqipërisë në përputhje me acquis të BE-së dhe për të ndërtuar kapacitetet administrative për të zbatuar plotësisht politikat sektoriale dhe legjislacionin e miratuar”, thuhet në thirrjen e hapur. Konsulenca parashikohet të kushtojë 700 mijë euro. Disa projekte hekurudhore në vend kanë avancuar në drejtim të ndërtimit apo sigurimit të financimit për nisjen e rehabilitimit të linjave ekzistuese. Ndërsa ka nisur puna për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, hekurudha Vorë-Hani i Hotit është një nga linjat për të cilën ka pasur vëmendje të shtuar dhe tashmë BERZH ka akorduar një hua prej 98.75 milionë eurosh për modernizimin e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments