Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBE hap tenderin e parë për blerjen e përbashkët të gazit natyror

BE hap tenderin e parë për blerjen e përbashkët të gazit natyror

Komisioni Evropian hapi tenderin e parë për blerjen e përbashkët të gazit natyror. Duke folur për gazetarët, Marosh Shefçoviq, nënkryetari i Komisionit Evropian, e cilësoi veprimin si një “moment historik” sepse kjo është “hera e parë ndonjëherë që BE përdor peshën e saj kolektive ekonomike për të rritur sigurinë tonë të energjisë dhe për të trajtuar çmimet e larta të gazit”. Ai shpjegoi se 77 kompani evropiane paraqitën kërkesa për një vëllim total prej 11,6 miliardë metra kub gaz, që përbëhet nga kërkesa për 2,8 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe 9,6 miliardë metra kub me furnizim me tubacion. “Furnizuesit ndërkombëtarë të besueshëm” mund të aplikojnë për tenderin deri më 15 maj për të ofruar gaz midis qershorit të vitit 2023 dhe majit të vitit 2024, shtoi Shefçoviq. E themeluar në dhjetor të vitit të kaluar, “AggregateEU” është tregu i ri i përbashkët i energjisë i bllokut që synon të grumbullojë kërkesa dhe të sigurojë furnizues të rinj për BE-në, për të reduktuar varësinë nga gazi rus. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ