Tarifat shtesë kanë për qëllim të rrisin kostot e materialeve për të dy vendet dhe, për këtë arsye, të stimulojnë urgjencën për të gjetur furnizues alternativë.

“Ne do të paraqesim në kohën e duhur tarifa të reja ndaj naftës ruse”, tha sot Olof Gill, zëvendëszëdhënësi i Komisionit, duke vënë në dukje se iniciativa do të jetë e ndarë nga paketa e 19-të e sanksioneve që është aktualisht në tryezën e bisedimeve.

BE-ja vendosi një ndalim të plotë për produktet e naftës bruto dhe të rafinuara ruse në vitin 2022, si pjesë e regjimit të saj të gjerë të sanksioneve në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ndalimi u përshëndet si një hap i madh në përfundimin e varësisë historike të bllokut nga gazi rus.

Në mënyrë kontradiktore, Hungaria dhe Sllovakia, dy shtete anëtare siguruan një përjashtim që u lejonte atyre të vazhdonin blerjet përmes gazsjellësit Druzhba.

Vlerësohet se secila prej këtyre vendeve merr 100,000 fuçi në ditë naftë, një lloj nafte e rëndë – që rafineritë e tyre janë projektuar ta përpunojnë.