Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell tha se do të miratojnë paketë të re sanksionesh shumë të ashpra kundër Iranit. “Do të miratojmë paketë të re sanksionesh shumë të ashpra kundër Iranit”, deklaroi Borrell në hyrje të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së duke informuar se në rend dite janë sanksionet kundër Iranit dhe Rusisë. Ai tha se më 9 dhjetor në mbrëmje zhvilloi një bisedë të gjatë telefonike me homologun e tij iranian në të cilën trajtuan furnizimin e Rusisë me armë nga Irani dhe ekzekutimin me vdekje të dy personave në ditët e fundit dhe se i ka përcjellë atij se BE-ja e dënon dhe është e shqetësuar nga kjo situatë. “Irani duhet të kuptojë se BE-ja i dënon këto në mënyrë të fuqishme dhe se ndodhet pranë grave iraniane që mbështesin protestat paqësore”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së. Në lidhje me ndërhyrjet ndaj protestave që u përhapën në mbarë vendin pas vdekjes së Mahsa Aminit, BE-ja më 17 tetor mori vendim për të zbatuar sanksione ndaj 11 individëve dhe 4 institucioneve iraniane ndërsa më 14 nëntor zbatimin e sanksioneve për 29 individë dhe 3 institucioneve iraniane. Paketa e fundit e sanksioneve kundër Rusisë Lidhur me paketën e 9-të të sanksioneve që Komisioni Evropian njoftoi më 7 dhjetor kundër Rusisë, Borrell tha se “ministrat e 27 vendeve anëtare kanë qasje të ndryshme”. “Komisioni bëri vetëm propozimin. Ai që do të vendosë është Këshilli”, tha Borrell i cili shtoi se ende ministrat nuk kanë ndezur ‘dritën e gjelbër’ për paketën. Borrell tha më tej se “Ndoshta ‘drita e gjelbër’ mund të vijë në fund të ditës, por ka ende çështje për të cilat duhet të arrihet dakordim”. Propozimi për paketën e fundit përfshin shtimin në listën e sanksioneve të rreth 200 individëve dhe institucioneve si dhe të 3 bankave ruse, ndalimin e eksporteve të produkteve me përdorim të dyfishtë dhe ndalimin e investimeve në miniera. Hetimi lidhur me Kailin, një nga zëvendëspresidentet e PE-së ”Lajmet janë kategorikisht shumë shqetësuese. Ndodhemi përballë disa ngjarjeve dhe të vërtetave. Si një nga ish-presidentët e PE-së me shqetëson jashtëzakonisht shumë. Nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së ose delegacionet nuk u bë referim ndaj askujt, nuk u prekëm. Ka proces policor dhe gjyqësor. Për këtë arsye duhet të veprojmë në përputhje me procesin edhe pse jemi shumë të shqetësuar lidhur me lajmin”, theksoi Borell.https://ata.gov.al/2022/12/12/fokus-borell-be-do-te-miratoje-pakete-te-re-sanksionesh-kunder-iranit/
BE do të miratojë paketë të re sanksionesh kundër Iranit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on