Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE dhe Kili nënshkruajnë nisma për hidrogjenin e rinovueshëm

BE dhe Kili nënshkruajnë nisma për hidrogjenin e rinovueshëm

Bashkimi Evropian dhe Kili nënshkruan sot dy nisma bashkëpunimi për hidrogjenin e rinovueshëm gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në vendin e Amerikës së Jugut. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Von der Leyen, presidenti kilian Gabriel Boric tha se instrumentet e nënshkruara do të promovojnë industrinë e gjelbër të hidrogjenit, zhvillimi i së cilës do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së kilianëve. Von der Leyen vuri në dukje se të dy palët kishin rënë dakord për krijimin e një fondi për hidrogjenin e rinovueshëm me një buxhet fillestar prej 225 milionë euro. “Veprimet e sotme do të mbështesin zhvillimin e industrisë së hidrogjenit të gjelbër të Kilit, do të rrisin eksportet e tij të hidrogjenit të rinovueshëm dhe do të krijojnë vende pune”, tha Von der Leyen. Më herët, BE nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për lëndët e para kritike me Argjentinën.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments