Bashkimi Evropian pritet të dërgojë pothuajse 450 gjeneratorë emergjentë në Ukrainë, pas sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, në kushtet e një dimri tejet të ashpër.

Komisioni Evropian njoftoi se 447 gjeneratorët, me vlerë 3,7 milionë euro (4,3 milionë dollarë), synojnë të “rikthejnë furnizimin me energji elektrike për spitalet, strehimet dhe shërbimet kritike”.

Që nga fillimi i janarit, Ukraina po përballet me ngrica të forta, me temperatura që herë pas skojnë nën minus 20 gradë Celsius.

Situata është përkeqësuar edhe më tej nga sulmet e synuara ruse ndaj infrastrukturës së vendit, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe pa ngrohje.

Që nga nisja e pushtimit rus, gati katër vite më parë, Bashkimi Evropian ka dërguar më shumë se 9 500 gjeneratorë në Ukrainë.

Komisioni Evropian ka ofruar gjithashtu mbi 1,2 miliardë euro ndihmë humanitare për mbrojtjen e popullsisë civile, si dhe të paktën 3,0 miliardë euro për sigurinë energjetike.