Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri deklaroi sot se “mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi kërcënimet ndaj autoriteteve të drejtësisë dhe për të mbajtur përgjegjës autorët”. Në një reagim në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së u shpreh se “është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj këtyre autoriteteve, që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”. “BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, theksoi Delegacioni i BE-së.
BE: Dënojmë çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj autoriteteve të drejtësisë
RELATED ARTICLES