Delegacioni i Bashkimit  Evropian në Tiranë theksoi se, “BE qëndron në solidaritet me zjarrfikësit shqiptarë trima që po luftojnë flakët anembanë vendit, si dhe me familjet që kanë parë shtëpitë dhe jetesën e tyre të shkatërrohen”.

“Nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, solidariteti evropian është në terren: avionë dhe helikopterë zjarrfikës nga Kroacia, Suedia, Italia, Greqia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë luftuar krah për krah me ekipet shqiptare”, theksoi Delegacioni i BE në një postim në rrjetet sociale.

Delegacioni i BE u bën thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të shmangin çdo veprimtari që mund të rrezikojë ndezjen e zjarreve të reja.