Komisioni Evropian nënshkroi sot një kontratë të re me një konsorcium kompanish hapësinore për të promovuar zbatimin e një projekti të ri të sistemit satelitor për të siguruar komunikime në të ardhmen.
Infrastruktura për ndërlidhje dhe siguri përmes satelitit (IRIS²) është krijuar për të siguruar që bizneset dhe qytetarët evropianë të kenë akses në lidhjet e internetit me shpejtësi të lartë.
Megjithatë, në ceremoninë e nënshkrimit me konsorciumin ”SpaceRise”, komisioneri i Bashkimit Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius nënvizoi interesat e mbrojtjes pas projektit.
“Jemi nën kërcënim”, tha ai, duke nënvizuar incidentet e fundit në detin Baltik, ku kabllot e internetit u dëmtuan dhe u prenë.
”Rusia po bllokon sinjalet tona të navigimit”, shtoi Kubilius.
“Jeta e ushtarëve do të varet nga lidhja e sigurt në kohë krize”, tha Kubilius duke shtuar se ”BE nuk mund të lejojë të jetë shumë e varur nga vendet ose kompanitë jashtë bllokut