Kreu i përfaqësimit të BE-së në Sarajevë, Luigi Soreca tha sot se ”Bashkimi Evropian ka aktivizuar Copernicus EMS, një mekanizëm për menaxhimin e emergjencave, për të ndihmuar vendin ballkanik’’.

”Ndërsa nivelet e larta të detit po prekin Bosnjë-Hercegovinën veriore, BE-ja ka aktivizuar Copernicus EMS për të vlerësuar dhe hartuar tre zonat kryesore të prekura”, tha Soreca, duke shtuar se ”Bashkimi Evropian vazhdon të ofrojë mbështetje për vendin dhe monitoron situatën”.

Situatat më kritike janë në rajonin rreth Banja Lukës, në Republikën Srpska, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 16 vendbanime.

Situata cilësohet si e vështirë dhe kryetari Drashko Stanivukoviç theksoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës në ato zona.

Tetorin e kaluar në Bosnjë-Hercegovinë, 21 njerëz vdiqën për shkak të përmbytjeve të rënda dhe rrëshqitjeve të dheut që prekën veçanërisht rajonin e Jabllanicës, 80 kilometra nga Sarajeva.