Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE: A mund të ndikojë Orban në drejtimin e unionit?

BE: A mund të ndikojë Orban në drejtimin e unionit?

Nga 1 korriku, Hungaria do të mbajë presidencën e BE-së deri në fund të vitit 2024.

Vendi, i udhëhequr nga kryeministri nacionalist Viktor Orban, ka një reputacion të bllokimit të vazhdueshëm të vendimeve të BE-së dhe do të monitorohet nga afër gjatë gjithë presidencës .

Ndërsa çdo vend i BE-së lufton për interesat e veta, kur ata marrin presidencën e Këshillit, ata duhet të lënë mënjanë politikën e tyre për të marrë një rol më neutral.

Gjatë një konference për shtyp më 18 qershor në Budapest, ministri hungarez për Çështjet Evropiane Janos Boka theksoi se vendi do të jetë “një ndërmjetës i ndershëm”.

Hungaria dëshiron të “ta bëjë Evropën përsëri të madhe”

Qeveria hungareze, e kryesuar nga Orban, ka miratuar moton “Make Europe Great Again” (ta bëjmë Evropën përsëri të madhe) – çuditërisht e ngjashme me sloganin me të cilin ish-presidenti amerikan Donald Trump triumfoi në zgjedhjet e vitit 2016.

“Evropa po përjeton një situatë të jashtëzakonshme, me probleme të tilla si, një luftë në fqinjësi apo emigracioni”, tha ministri i Çështjeve të BE-së i Budapestit, Boka, duke vënë në dukje se vendi i tij do të ndihmonte në ndërmjetësimin e zgjidhjeve.

“Ne do të jemi ndërmjetës të ndershëm, do të përpiqemi të bashkëpunojmë sinqerisht me vendet dhe institucionet e BE-së”, theksoi ambasadori i Hungarisë në BE, Balint Odor.

Hungaria vendosi shtatë prioritete për presidencën e saj: përmirësimin e konkurrencës, mbrojtjen e përbashkët dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm, si dhe avancimin e zgjerimit dhe promovimin e politikave të kohezionit, bujqësisë dhe adresimin e problemeve demografike.

Për më tepër, Hungaria pret progres në heqjen e kontrolleve kufitare tokësore të Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë dhe në luftën kundër antisemitizmit.

Vendi dëshiron gjithashtu të nxisë diskutime mbi tema që lidhen me arsimin e lartë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Zgjerimi i BE-së do të jetë një temë kyçe për Budapestin, por duke synuar Ballkanin Perëndimor dhe jo Ukrainën.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne do të donim sa më shumë progres. Ne synojmë të hapim dhe mbyllim sa më shumë grupe negociatash. Ne duhet ta përshpejtojmë këtë proces”, u tha Odor gazetarëve në Bruksel.

Presidenca hungareze dëshiron të zhvillojë një samit të BE-së në rajon me shtetet e Ballkanit Perëndimor – Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Të gjitha vendet kanë statusin e kandidatit, përveç Kosovës, pavarësia e së cilës nuk është njohur plotësisht nga të gjitha shtetet e BE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments