Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE , 500 mln euro për armatime Ukrainës

BE , 500 mln euro për armatime Ukrainës

Bashkimi Evropian do të ngrejë një mision trajnimi ushtarak në Evropë, për mijëra trupa ukrainase, si dhe do të sigurojë rreth gjysmë miliardë euro për t’i ndihmuar në blerjen e armëve, thanë sot diplomatë dhe zyrtarë evropianë. Qëllimi është të trajnohen deri 15,000 trupa ukrainase në një numër vendesh të BE-së, kryesisht në Poloni dhe Gjermani. Trajnimi do të jetë nga ai standard ushtarak, deri tek udhëzimet e specializuara, bazuar në nevojat e Ukrainës. Ministrat e jashtëm të BE do t’i miratojnë planet gjatë një takimi në Luksemburg, që do të zhvillohet ditën e hënë. Zyrtarët dhe diplomatët folën në kushte anonimiteti, pa dhënë shumë detaje përpara se planet të shpallen zyrtarisht. Disa vende të BE-së dhe NATO-s tashmë po ndihmojnë duke trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës mbi baza dypalëshe, por diplomatët thanë se do të ishte më efikase nëpërmjet një strukture komanduese të centralizuar dhe më të aftë, për të adresuar nevojat e Ukrainës. NATO-ja filloi trajnimin e instruktorëve ushtarakë në Ukrainë, pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Aleanca ushtarake beson se trajnimi është mënyra më efektive për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës. Vendimet do të shpallen pothuajse tetë muaj pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. Më parë, këtë javë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kritikoi bllokun 27-vendësh se ishte shumë i ngadalshtë për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës. “Ne kishim diskutuar për misionin stërvitor të Ukrainës para luftës. Për muaj e muaj para luftës,”- tha Borrell, i cili do të kryesojë takimin e së hënës, në një konferencë të ambasadorëve të BE-së. https://lajme.rtsh.al/artikull/be-ja-do-te-trajnoje-forcat-ushtarake-te-ukraines-500-mln-euro-per-armatime

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments