Ukraina do të marrë 50 miliardë euro (54.65 miliardë dollarë) kredi dhe grante nga Bashkimi Evropian për vitet 2024-2027, sipas planeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në Bruksel. ”Ndihma financiare synon t’i sigurojë Ukrainës perspektivë dhe parashikueshmëri, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. ”Paketa afatgjatë do të lejojë BE-në të rregullojë mbështetjen financiare sipas evolucionit të situatës në terren” pasi lufta e Rusisë në Ukrainë “kërkon fleksibilitet maksimal” nga Brukseli”, deklaroi von der Leyen. BE-ja deri më tani ka ofruar ndihmë ekonomike, humanitare dhe ushtarake me vlerë rreth 70 miliardë euro, sipas shifrave të Komisionit. Mbështetja e re financiare i nënshtrohet miratimit të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian. atsh
BE 50 miliardë euro shtesë për Ukrainën
RELATED ARTICLES