Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE 25 milionë euro të tjera në ndihmë të Gazës

BE 25 milionë euro të tjera në ndihmë të Gazës

Brukseli do të sigurojë 25 milionë euro të tjera (26,9 milionë dollarë) si ndihmë humanitare për Gazën, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Mbështetja për civilët në Gaza nga Bashkimi Evropian rritet në 100 milionë euro në total”, tha ajo. “BE po punon me Izraelin, Egjiptin dhe Kombet e Bashkuara për të përmirësuar hyrjen e autokolonave me ndihmat humanitare në Gaza, dhe për të ngritur një korridor të mundshëm detar nga Qiproja në Gaza”, tha von der Leyen. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet që ndihma jonë të arrijë civilët në nevojë”, theksoi ajo, duke iu drejtuar një konference të ambasadorëve të BE-së në Bruksel. “Kjo mund të bëjë dallimin midis jetës dhe vdekjes për mijëra palestinezë dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve të BE-së dhe palestinezëve të plagosur”, theksoi Von der Leyen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments