Shqipëria sërish është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave botërore si destinacion turistik. Këtë herë është gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, Simon Calder, i cili së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe.