Banka Botërore në një raport për ekonominë globale të publikuar më 9 janar, ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon në vitin 2024. Konkretisht, Kosova parashihet të ketë një rritje ekonomike prej 3.9% në vitin 2024. Në vendin e dytë renditen Shqipëria dhe Mali i Zi me nga 3.2% secila, pasura nga Serbia me 3.0%, Bosnja e Hercegovina 2.8% dhe Maqedonia e Veriut me 2.5%. Raporti i Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale thotë se ndërsa bota i afrohet mesit të asaj që synohej të ishte një dekadë transformuese për zhvillim, ekonomia globale do të shënojë një rekord të keq deri në fund të vitit 2024 – gjysmë dekada më e ngadaltë e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor në 30 vjet.
BB parashikon rritjen ekonomike të Kosovës 3.9 për qind më 2024
RELATED ARTICLES