Kontributi i madh që bujqësia jep në ekonominë e vendit mbështetet nga një sërë projektesh, mes të cilëve edhe ai Bankës Botërore për qëndrueshmërinë klimatike dhe zhvillimin e agrokulturës që fokusohet në përmirësimin e sistemeve agro-ushqimore në vend.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e pranishme në ceremoninë e nisjes së zbatimit të projektit në Divjakë bëri të ditur se projekti vjen si një përgjigje të sfidave që sot bujqësia shqiptare ka. I pranishëm ishte edhe drejtori rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Bankën Botërore Sameh Naguib Wahba. Në fjalën e saj, ministrja Denaj shprehu bindjen se me mbështetjen e BB-së do të tejkalohen këto sfida dhe do të ecet drejt një të ardhme të afërt shumë më të qëndrueshme edhe ndaj problemeve që gjithë bota përballet, ajo e ndryshimeve klimatike.
Program do të mbështesë ndër të tjera modernizimin e ujitje-kullimit, modernizimin i tregjeve, krijimin e zinxhirëve të shkurtër të vlerës që të arrihet nga tregu në tavolinë sa më shpejt modernizimi dhe përmirësimi i monitorimit dhe një sërë elementësh të tjerë. Gjithashtu programi do të mbështesë edhe forcimin institucional dhe kapacitetet insitiucionale dhe do të ndihmojë Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit europian, sidomos për sa i përket kapitujve 11 dhe 12.
“Ne si Bankë Botërore zotohemi të angazhohemi dhe të ndihmojmë këtë projekt në mënyrë që të jetë sa më i suksesshëm, sepse mënyra e strukturimit të tij na ka sfiduar në një farë mënyre që të fillojmë të jemi të suksesshëm në zbatimin e tij me qëllim që disbursimet të vijojnë më tej dhe të kemi mundësinë ta përshkallëzojmë më tej. Presidenti jonë i Bankës Botërore na e ka vënë këtë sfidë, që të punojmë në këtë mënyrë dhe të arrijmë rezultate para disbursimeve të mëtejshme”, deklaroi drejtori rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Bankën Botërore Sameh Naguib Wahba.