Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBB mbështet strategjinë e Bankës së Shqipërisë

BB mbështet strategjinë e Bankës së Shqipërisë

Banka Botërore është në pararojë në promovimin e edukimit financiar. Në një njoftim të saj, Banka Botërore bën të ditur se, “ajo mbështet në mënyrë aktive strategjinë e Bankës së Shqipërisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen, përmes Programit për Pagesat dhe Remitancat”.

Gjatë kësaj periudhe BB ka dhënë kontribut në fushën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe konkretisht në operacionalizimin e kuadrit rregullator të përafruar me atë të Bashkimit Evropian. Falë kësaj mbështetje gjatë viteve të fundit, është kryer progres në drejtim të kuadrit nënligjor të lidhur me ndërhyrjen e jashtëzakonshme, nëpërmjet hartimit të 15 akteve rregullative në përputhje me Ligjin “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë” si dhe është avancuar në çuarjen përpara të procesit për pagesat bazike.

Gjithashtu së fundi, pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA jo vetëm që do të shënojë një hap tejet të rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit evropian, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë në terma të kostos, kohës dhe thjeshtësisë me të cilën do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian dhe do të ketë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjikë, siç janë turizmi, eksportet me BE-në, dhe formalizimi i flukseve të remitancave.

Nga ana tjetër vëren Banka Botërore, është e domosdoshme që të gjithë qytetarët të jenë të mirëinformuar dhe vigjilentë në ruajtjen e parave të tyre të fituara me mund nga mashtruesit virtualë. “Bota digjitale është e mbushur plot me skema të sofistikuara mashtrimi që shënjestrojnë individë të ndryshëm, ndaj ekspertët apelojnë për më shumë kujdes që të mos bini pre e keqbërësve online”, thekson BB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments