Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBB: Ekonomia rritet 3.2%, inflacioni në rënie në 6-mujorin e parë të...

BB: Ekonomia rritet 3.2%, inflacioni në rënie në 6-mujorin e parë të 2023

Banka Botërore prezantoi sot në Tiranë, raportin e ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor 2022, ku evidentoi se, “ekonomia shqiptare u rrit me 6% në gjysmën e parë të këtij viti”. Menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas, tha se, “ekonomia në Shqipëria u rrit me 6% në tremujorin e parë të 2022, nxitur nga konsumi, investimet dhe eksportet, ndërsa tregu i punës shënoi përmirësim dhe papunësia ra me 11.3%”. Sipas tij, rritja e çmimeve të ushqimeve ka nxitur qeverinë të shtojë alokimet buxhetore për të përkrahur grupet më të prekshme, siç janë shtresat në nevojë. Ndërkohë, parashikohet që inflacioni të ulet në 3.6% në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe të ankorohet në nivelin 3% në fund të vitit 2023, duke arritur objektivin e Bankës së Shqipërisë. “Lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike, në vitin 2022 rritja ekonomike parashikohet të kapë shifrën 3.2%, sfidë mbetet rritja e çmimeve”, vërejti Salinas, ndërsa shtoi se i duhet dhënë prioritet arsimimit të të rinjve.https://ata.gov.al/2022/10/24/bb-ekonomia-rritet-3-2-inflacioni-ne-renie-ne-6-mujorin-e-pare-te-2023-shit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments