Normat e larta të interesit dhe lufta ruse në Ukrainë vazhdojnë të ngadalësojnë ndjeshëm rritjen ekonomike globale, sipas një raporti të fundit të Bankes Botërore. “Pas rritjes se PBB prej 3,1% vitin e kaluar, ekonomia globale do të ngadalësohet në 2,1% në vitin 2023”, tha Banka Botërore në parashikimin e saj të fundit. Megjithatë, shifra për vitin 2023 ishte 0,4 pikë përqindjeje më e lartë se një vlerësim i publikuar nga banka në janar. “Kjo është ende një nga normat më të dobëta të rritjes në pesë dekadat e fundit”, tha krye-ekonomisti i Bankës Botërore, Indermit Gill. “Ekonomia botërore është në një pozitë të pasigurt”, tha Gill. “Në vitin 2024, ekonomia globale duhet të rimëkëmbet lehtë dhe të rritet me 2,4%”, sipas raportit. Megjithatë, rritja gjithashtu mund të jetë më e ulët se sa pritej. “Inflacioni i lartë global pritet të bjerë gradualisht pasi kërkesa lehtësohet dhe çmimet e mallrave dobësohen”, thuhet në raport. Kjo mund të çojë gjithashtu në një shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare. “Është e rëndësishme të kihet parasysh se parashikimet e rritjes nuk lidhen me fatin”, tha presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga. “Ne kemi një shans për të kthyer valën, por do të na duhet të punojmë të gjithë së bashku”, shtoi ajo. atsh
BB: Ekonomia globale në pozicion të pasigurt
RELATED ARTICLES