Shqipëria ka ekspozim të lartë ndaj rreziqeve të shtuara prej fatkeqësive natyrore dhe ndryshimeve klimatike, si tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe zjarret. Banka Botërore i jep përparësi ndihmës së saj për të rritur aftësitë përballuese ndaj tyre. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ekspertët e Bankës Botërore zhvilluan një takim ku diskutuan mbi mundësitë dhe prioritetet për asistencë ndaj Shqipërisë në fusha të tilla si gatishmëria dhe reagimi ndaj emergjencave, aktiviteteve sizmike, reduktimi i rrezikut nga përmbytjet, financimi i rrezikut nga fatkeqësitë, menaxhimi prej bashkive i rrezikut nga fatkeqësitë, etj. ATSH