Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALE Baza Ajrore e Kuçovës, e vetmja bazë taktike për operacionet e NATO-s...

 Baza Ajrore e Kuçovës, e vetmja bazë taktike për operacionet e NATO-s në rajon

Baza ajrore taktike e Kuçovës po shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të prezencës së NATO-s dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar sot në rrjetet sociale foto nga Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë e cila tashmë është në fazën përfundimtare të punimeve, dhe së shpejti pritet të inaugurohet. Ai nënvizon se kjo është e vetmja bazë taktike për operacionet kombëtare dhe operacionet me rëndësi strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. “Efektivët e Forcave tona të Armatosura, krah për krah me aleatët e NATO-s për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shprehet Peleshi. Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove dhe konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ