Saturday, October 19, 2024
HomeMJEDIS Bashkitë në zonat bregdetare për pastrimin e mjedisit

 Bashkitë në zonat bregdetare për pastrimin e mjedisit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po vijon përgatitjet për sezonin e ri turistik. MTM po mbështet bashkitë në zonat bregdetare për pastrimin e mjedisit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau pamje nga puna e përditshme e skuadrave të pastrimit dhe gjelbërimit të bashkive Durrës, Vlorë e Sarandë. “Mirënjohje për skuadrat e pastrimit dhe gjelbërimit të bashkive të bregdetit që janë çdo ditë në territor që nga zonat buzë detit e deri tek periferitë. Bëhemi gati për një tjetër sezon që siç duket do të jetë edhe më i mbarë me flukse të shtuara, ku sërish do të mbështesim bashkitë bregdetare në pastrimin e territorit.

Ama vështirësitë më të mëdha shpeshherë i kemi me mentalitetet e njerëzve të rrënjosura po aq thellë sa grumbujt e mbeturinave të hedhura pa vramendje bash përpara shtëpisë apo bizneseve së tyre”, tha ajo. Dhe në muajt e verës, kur turistët popullojnë bregdetin, vijoi Kumbaro, na takon që bashkë me mikpritjen pa kursim, t’u tregojmë se e respektojmë vendin tonë, se mjedisi, deti, rëra, pishat, para se të jenë burime ekonomie janë habitati ynë, jeta jonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments