Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka shpallur thirrjen e aplikimit për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, për paraqitjen e projekteve në kuadër të Mbrojtjes Civile.
Katër fushat në të cilat Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon bashkive në të gjithë vendin që të paraqesin projektet e tyre janë, investimet në infrastrukturë, ku do të pranohen projektet me një shumë totale financiare jo më të lartë se 100.000.000 lekë.
Blerja e automjeteve për përdorim të veçantë, makineri teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta, të përcaktuara si të tilla sipas parashikimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë; Këto mjete do të përdoren për përballimin e situatave emergjente të krijuara si pasojë e fatkeqësive natyrore.
Rehabilitimi i digave, ku kostoja totale e projektit nuk duhet të kalojë shumën prej 50.000.000 lekësh si dhe Urat Bailey.
Thirrja bëhet për projekte të reja dhe projekte ekzistuese, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC gjatë ditëve në vazhdim do të zhvillojnë takime informuese me drejtuesit e 12 qarqeve duke evidentuar edhe problematikat në të gjitha zonat me risk të lartë.
Ministria e Mbrojtjes rrit në këtë mënyrë vigjilencën dhe Mbrojtjen Civile në të gjithë vendin, pasi me këtë thirrje të adresuar njësive vendore synon njëkohësisht forcimin e strukturave lokale për të përballuar me sukses rastet e emergjencave.
Afati i fundit për paraqitjen e projekteve pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile është data 25 nëntor 2024.
Aplikimi mund të kryhet nëpërmjet faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në linket e mëposhtëm:
Investimet në infrastrukturë ndiqni linkun për aplikim
Blerja e automjeteve për përdorim të veçantë, makineri teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta ndiqni linkun për aplikim
Rehabilitimi i digave dhe blerja e automjeteve për përdorim të veçantë … ndiqni linkun për aplikim