Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBashkitë e mëdha sigurojnë efektivitet

Bashkitë e mëdha sigurojnë efektivitet

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës ishte prezantimi i raportit paraprak të ekspertëve të mazhorancës. Eksperti i mazhorancës, Artan Shkëmbi në fjalën e tij bëri një përmbledhje të ndryshimeve territoriale në vend duke thënë se, “në vitin 2014 reforma administrative-territoriale solli ndarjen që ne kemi sot. Ishte një reformë që konsiderohet pa asnjë diskutim reforma më e rëndësishme në organizimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në 30 vite dhe që synoi të krijonte njësi autonome dhe të konsoliduara financiarisht”. Shkëmbi tha se, “është shumë e rëndësishme të kuptojmë se nuk mund të ketë një reformë territoriale pa kryer më parë studimet paraprake”. “Në fokus të ndryshimeve duhet të jetë, ekonomia, energjia, turizmi, bujqësia e blegtoria, për të ndërtuar një zonë funksionale”, tha ai. “Nëse miratimi i reformës territoriale u votua në 2014, zbatimi i saj u bë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Në qeveri jo rastësisht ekzistonte dhe pozicioni Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore . Ky institucion u angazhua në ndjekjen e të gjitha zhvillimeve të pushtetit lokal, duke koordinuar të gjitha autoritetet vendase dhe partnere ndërkombëtare në realizimin e një pune konkrete në funksion të reformës territoriale të vitit 2014. Asokohe u krijuan projektet STAR 1 dhe STAR 2”, tha Shkëmbi. “U vendos buxhet në vitin 2015 për reformën territoriale, e cila u alokua përmes agjencisë për reformën territoriale, duke u angazhuar në mos ndërprerjen e shërbimeve në asnjë prej 61 bashkive të reja që u miratuan nga Kuvendi, duke përgatitur të gjithë procesin e transferimit dhe zbatimit të ndryshimit të hartës territoriale”, theksoi Shkëmbi. Sa i përket procesit aktual për reformën territoriale, Shkëmbi tha se, “po ta shohësh procesin e zhvilluar tanimë është i ngjashëm si ai në vitin 2014. Sot jemi në kushtet kur hedhim hapin e tretë, por ne na mungon hapi i parë dhe i dytë. Kjo vështirëson rishikimin e hartës territorial dhe e kemi të vështirë të gjykojmë se si të ecet më tej. Ne jemi këtu në më shumë se tre muaj. Kemi dëgjuar shqetësimet që ka patur opozita. Janë shqetësime të natyrshme”. “Opozita pretendon se miratimi i reformës është i njëanshëm për arsye politike, që reforma është e dështuar, apo që shpenzimet administrative janë rritur, apo që shërbimet janë përkeqësuar, autonomia financiare e cenuar, kompentencat e bashkive të vogla, banorët janë larguar nga bashkitë për mungesë përfaqësie…etj. Sigurisht ne si ekspertë nuk na intereson të shikojmë me këtë sy se sa këto deklarime i afrohen realitetit dhe sa një pjesë e tyre është deklarim politik. Ne duhet të japim opinionin tonë për këto vlerësime. Debati politik ju takon juve në këtë drejtim. Ajo që vlen për t’u përmendur është se edhe pas 7 vitesh, s’ka asnjë studim të plotë që të vlerësoj reofrmën territoriale, nëse do kishim do i ishim referuar atij dhe s’do kishte hapësira për debate”, tha Shkëmbi. Sa i përket pretendimeve të opozitës se miratimi i reformës është i njëanshëm për arsye politike, Shkëmbi u shpreh se, debati i mbetet politikës, jo ekspertëve. Ai tha se, nuk ka ende një studim që vlerëson reformën territoriale, teksa shtoi se, “është shumë e rëndësishme të kuptojmë se nuk mund të ketë një reformë territoriale pa kryer më parë studimet paraprake”. “Kemi dëgjuar shqetësimet që ka pasur opozita. Janë shqetësimet të natyrshme. Opozita pretendon se miratimi i reformës është i njëanshëm për arsye politike, që reforma është e dështuar, apo që shpenzimet administrative janë rritur, apo që shërbimet janë përkeqësuar, autonomia financiare e cenuar, kompetencat e bashkive të vogla, banorët janë larguar nga bashkitë për mungesë përfaqësie…etj. Sigurisht ne si ekspertë nuk na intereson të shikojmë me këtë sy se sa këto deklarime i afrohen realitetit dhe sa një pjesë e tyre është deklarim politik. Ne duhet të japim opinionin tonë për këto vlerësime. Debati politik ju takon juve në këtë drejtim. Ajo që vlen për t’u përmendur është se edhe pas 7 vitesh, s’ka asnjë studim të plotë që të vlerësoj reformën territoriale, nëse do kishim do i ishim referuar atij dhe s’do kishte hapësira për debate”, tha Shkëmbi. Shkëmbi u shpreh se, çdo vit janë rritur të ardhurat e bashkive nga taksat duke i cilësuar si ecuri pozitive, teksa shtoi se, “sot kemi plane vendore për të gjitha bashkitë. Po ashtu shtoi ai, “sistemet e zjarrfikësve u vendosën në të gjitha bashkitë, duke u investuar në qendra të reja për zjarrfikësit. Nga 38 qendra që ishin në 2014, sot kemi 70 stacione zjarrfikës. Sot kemi 1 250 punonjës, nga më pak se gjysma që ishin në 2014”, u shpreh ai. Në konkluzion Shkëmbi vlerësoi se, “duke parë të dhënat zyrtare mund të arrihet lehtësisht në konkluzionin se bashkitë e mëdha sigurojnë efektivitet dhe eficencë më të lartë sesa bashkitë e vogla dhe copëzimi i bashkive sjell më shumë vështirësi dhe problematika për bashkitë e vogla dhe ne e konsiderojmë që një copëzim i mëtejshëm do të na kthente pas tek më shumë bashki të cilat do të kenë vështirësi financiare”.https://ata.gov.al/2022/10/11/reforma-territoriale-eksperti-shkembi-bashkite-e-medha-sigurojne-efektivitet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments