Bashkëpunimi mes fermerëve është modeli më i mirë për të racionalizuar kostot dhe për të garantuar sasinë e prodhimit dhe cilësinë, që janë të domosdoshme në tregun e konkurrencës së lirë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ndau sot në rrjete sociale shembullin frymëzues të Federatës Bujqësore të Shirgjanit, ku bashkimi i mbi 130 fermerëve në Shqipëri për prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e vajit të ullirit, falë këtij bashkëpunimi kanë arritur të financohen e të ndërtojnë një punishte moderne me standarde. “Të unifikuar, standartizuar e certifikuar, me logon e tyre të prodhimit të vajit “Valmi”, kanë arritur të eksportojnë edhe jashtë vendit vajin ekstra të virgjër”, tha ministrja Krifca. Ministrja vuri në dukje se, të bashkuar fermerët prodhojnë më shumë se 90 mijë kg vaj/vit, rreth 10-15 tonë të cilësisë së parë dhe eksportojnë në tregjet e Bashkimit Evropian (Itali e Gjermani) e Kosovë dhe janë duke mbyllur marrëveshje për të eksportuar edhe në Zvicër. Ndërkohë programi i qeverisë për zhvillimin e ullirit, synon shtimin e sipërfaqes së përgjithshme me ullinj dhe rritjen e prodhimit të vajit “Made in Albania”. Krahas këtij misioni qeveria për herë të parë po punon në krijimin dhe mbajtjen e një regjistri për ullirin. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur procesin e regjistrimit të ullinjve në Shqipëri duke nisur nga Berati, qyteti me potencialet dhe resurset më të mëdha të kultivimit të kësaj kulture. Kadastra do t’i shërbejë më pas hartimit të politikave për zhvillimin e sektorit të ullirit dhe vajit të ullirit. Sipërfaqja e ullishtave aktualisht vlerësohet të jetë rreth 50 mijë hektarë gjithsej. Numri parashikohet të jetë rreth 9 milionë rrënjë dhe numri i linjave bashkëkohore të përpunimit për vaj, mbi 170. Sistemi i një informacioni digjital për regjistrin e ullirit do të identifikojë gjendjen aktuale të ullishtarisë dhe perspektivën e zhvillimit të saj. Studimi bëri të mundur digjitalizimin e të gjitha parcelave me ullinj si dhe ato që parashikohen për t’u mbjellë në perspektivë. Por, këtij sistemi i mungonte informacioni mbi pronësinë, kultivarët, rendimentin, praktikat agronomike, karakteristikat e tokës etj. Ndërkohë, ulliri do të vijojë të jetë edhe në skemat e mbështetjes së qeverisë, me qëllim rritjen e prodhimit të kësaj kulture të rëndësishme për ekonominë rurale. https://ata.gov.al/2022/10/24/bashkimi-i-130-fermereve-ne-shirgjan-rriti-mbeshtetjen-me-fonde-krifca-eksportojne-vaji-ulliri-ne-be/
Bashkimi i 130 fermerëve në Shirgjan : Eksportojnë vaji ulliri në BE
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on