Bashkia VAU I DEJES

0
30

Bashkia e Vaut të Dejës kufizohet në veri dhe në perëndim me bashkinë e Shkodrës, në lindje me bashkinë Fushë Arrëz ndërsa në jug me bashkitë Pukë dhe Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Vaut të Dejës. Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 30,438 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 48,966 banorë. Bashkia e re ka në një sipërfaqe prej 499.09 km2 me një densitet prej 98.11 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 47 fshatra. Bashkia e Vaut të Dejës zgjerohet me 5 komuna, të cilat merren kryesisht me bujqësi, ndërsa zona ka resurse të konsiderueshme ujore. Në të ndodhet hidrocentrali i Vaut të Dejës si dhe HEC-et Ashta 1 dhe Ashta 2, të ndërtuara me koncesion privat gjatë viteve të fundit. Komuna e Bushatit, e cila i shtohet Bashkisë së re është një zonë e njohur për prodhimet bujqësore dhe ka një aktivitet jo të vogël në eksportin e zarzavateve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here