Festivali i Këngës “Luleborë” është gati për edicionin e 8-të. “Luleborë” është një festë e muzikës, që organizohet nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me institucionet kulturore të qytetit. Nga viti në vit, ky festival i muzikës nuk është vetëm i artistëve nga Shkodra, por nga të gjitha trevat shqipfolëse. Qëllimi i këtij festivali, edhe në edicionin e 8-të të tij, është të pasurojë muzikën shqiptare me elemente ritmikë, melodi dhe harmoni që përfaqësojnë kulturën tonë. Nën kujdesin e një stafi të tërë profesionistësh, Festivali i Këngës “Luleborë” i pret artdashësit në datat 10-11 nëntor, në Teatrin “Migjeni”.