Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEBashkia Shkodër nis punën për të parandaluar përmbytjet

Bashkia Shkodër nis punën për të parandaluar përmbytjet

Bashkia e Shkodrës ka nisur punën për pastrimin e kanaleve kulluese të dyta dhe të treta më qëllim parandalimin e përmbytjeve në zonën e Gurit të Zi dhe Dajçit.

Aktualisht është duke u punuar në fshatin Mushan të njësisë administrative të Dajcit ndër zonat më të prekura nga përmbytjet përgjatë viteve në bashkinë e Shkodrës.

Përgjegjësi i sektorit të shërbimeve bujqësore Muhamet Muça thotë se në këtë zonë nuk ishte ndërhyrë prej gati 25 vitesh, dhe se ishte e domosdoshme për të ndihmuar fermerët në të mbjellat e stinës si dhe i paraprin situatave të reshjeve dhe shmang rrezikun e përmbytjeve

Mbi 25 vjet që nuk janë pastruar, në këtë kuadër është për ti ardhur në ndihmë fermerëve, të mbjelljeve të vjeshtës dhe për tu përkujdesur për probleme të ndryshme të stinës së dimrit. Kemi arritur të pastrojmë rreth 21 mijë metër linear dhe kemi nxjerrë rreth 34 mijë metra kub”, thotë Muhamet Muca, Përgjegjës i Shërbimeve Bujqësore Bashkia Shkodër.

Sipas përgjegjësit të shërbimeve bujqësore pranë bashkisë Shkodër Muhamet Muca për të parandaluar fenomenin e përmbytjeve nevojitet më shumë përgjegjësi për të menaxhuar shkarkimet e hidrocentraleve.

Ne kemi pikat me problematike që është zona anës malit Obot, por kjo gjithmonë varet nga vërshimet e ujërave të hidrocentraleve”, thotë Muhamet Muca,  Përgjegjës i Shërbimeve Bujqësore Bashkia Shkodër

Në të njëjtën linjë janë edhe fermerët e fshatin Mushan të cilët kërkojnë që të mirë menaxhohet kaskada në mënyrë që gjatë dimrit të shmanget fenomeni thuajse i përvitshëm i përmbytjeve.  

Pastrimi i këtyre kanaleve do të parandalojë përmbytjet e tokave bujqësore dhe zonave përreth banesave të fermerëve, si dhe do të ndikojë direkt në prodhimtarinë e tokës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments