Puka kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Vaut të Dejës, në lindje me Bashkinë Fushë Arrëz dhe në jug me Bashkitë Mirditë dhe Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Pukës. Sipas Censusit të vitit 2011, Bashkia e Pukës ka 11,069 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 16,836 banorë. Ajo ka një sipërfaqe prej 505.53 km2 me një densitet prej 33.30 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative.
Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 41 fshatra. Bashkia e Pukës është një ndër zonat e pasura minerare të vendit, e cila disponon gjithashtu një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Të ardhurat nga emigracioni janë një burim i rëndësishëm mbijetese për këtë bashki.
Terreni malor i Pukës është shumë i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor; krahas pasurive dhe burimeve natyrore me vlera të mëdha ekonomike që gjenden brenda hapësirës gjeografike të Pukës, kryesisht pyje natyrore, bimë mjekësore, pasuri nëntokësore minerare.