Bashkia Pogradec nis punimet për ndërtimin e dy rrugëve rurale në Mokër

0
5

Bashkia Pogradec bën të ditur se kanë nisur punimet në rrugën Ura e Zëmçës-Proptisht-Slabinjë dhe rrugën e bardhë Slabinjë-Bishnicë, në zonën e Mokrës. Bashkia e Pogradecit ndau në rrjete sociale momente nga punimet që kanë nisur në këto kantiere të infrastrukturës rrugore që do t’i japin një nxitje zhvillimin ekonomik të zonës. Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli shkroi se “kjo rrugë është një investim që i vjen në ndihmë komunitetit dhe do të hapë një faqe të re për fshatrat e Mokrës në zhvillimin e turizmit”. Mokra është një nga zonat me bukuri të pafundme. Mokra është një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët. Natyra bujare nuk i ka kursyer asgjë Mokrës. Njerëz punëtorë, të dashur, mikpritës i gjen në çdo fshat të Mokrës. Pozita gjeografike pranë liqenit të Ohrit dhe kushtet e klimaterike, e kanë favorizuar këtë krahinë që të popullohet që në kohët antike dhe vlerat historike dhe kulturore janë asete vlere e shtuar për zhvillimine turizmit.