Bashkia PEQIN

0
59

Peqini kufizohet në veri me bashkinë Tiranë, në lindje me bashkinë Elbasan, në jug-lindje me bashkinë Cërrik, në jug-perëndim me bashkinë Lushnje dhe në jug me bashkinë Belsh. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Peqinit. Sipas Censusit të vitit 2011, Peqini ka një popullsi prej 26.136 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 38.900 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 197.79 km2 me një densitet prej 196.67 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 50 fshatra. Bashkia e re e Peqinit shtrihet përgjatë rrugës së vjetër Egnatia, ndërsa kalaja Klaudiana në qendër të qytetit është dëshmi e lashtësisë së këtij vendbanimi. Qyteti dhe të 50 fshatrat e kësaj bashkie shtrihen në një zonë fushore dhe kodrinore. Banorët e bashkisë së Peqinit janë të orientuar ndaj bujqësisë dhe vreshtarisë, por edhe mbarështimit të shpendëve.

Kultivimi i ullinjve, i perimeve të serave dhe i produkteve të tjera bujqësore janë gjithashtu karakteristikë e zonës.Peqini është i njohur për rritjen e gjelit të detit, mjaft i kërkuar në të gjithë Shqipërinë në kohë festash si dhe për sportin e ndeshjeve me gjela. Bizneset janë kryesisht të përqendruar në shërbime, ndërkohë që në Peqin janë ngritur edhe disa punishte për vajin e ullirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here