Ekipi i shërbimeve publike në bashkinë e Kukësit është angazhuar në një aksion të përditshëm për pastrimin e sipërfaqes së Liqenit të Fierzës.
Bashkia Kukës përmes një njoftimi, bën me dije se çdo ditë vijon puna intensive për pastrimin e sipërfaqes së Liqenit të Fierzës, ndërsa fokusi kryesor është largimi i mbeturinave plastike dhe mbrojtja e mjedisit tonë të përbashkët.
“Ky është një angazhim i përditshëm që synon një liqen më të pastër, natyrë më të shëndetshme dhe një Kukës më të pastër për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Kukësit.