Bashkia KONISPOL

0
50

Bashkia e re e Konispoli kufizohet në veri me bashkinë Finiq, në perëndim me Sarandën dhe në jug me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Konispolit. Bashkia e re përbëhet nga 3 Njësi Administrative.

Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re Konispol ka një popullsi prej 8,245 banorësh ndërsa sipas regjistrit civil ka 13,737 banorë. Sipërfaqja e bashkisë së re është 221.88 km2 dhe me densitet 61.91 banorë/km2. Njësitë administrative përbërëse janë: Konispol, Xarrë dhe Markat. Bashkia e re e Konispolit ka si aktivitet kryesor ekonomik bujqësinë dhe blegtorinë si dhe tregtinë ndërkufitare me Greqinë.

Një pjesë e popullsisë shërben në sektorin e transportit për qëllime turistike në Sarandë ose për transportin ndërkufitar. Bujqësia është e përqendruar te argumet, ullinjtë dhe vreshtat ndërsa zona është e famshme edhe për kullota dimërore për bagëtinë e imët. Në fshatin Xarë një përpjekje e përbashkët e komunitetit ka krijuar një kooperativë shumë të suksesshme të përqendruar te prodhimi i agrumeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here