Strukturat e bashkisë Gjirokastër vazhdojnë të jenë në terren, për të evituar dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut. “Me ndërhyrjen në kohë me punonjës dhe mjete të rënda është bërë e mundur rikthimi në normalitet i qarkullimit të automjeteve në segmentet rrugore, ndërsa nuk janë regjistruar raste të emergjencave civile për banorët”, bën të ditur bashkia. Sipas bashkisë, janë në monitorim të vazhdueshëm prurjet e ujërave në përroin e Çullos dhe Sopotit. Të gjitha strukturat e bashkisë janë në gatishmëri, për të shmangur problematikat që mund të krijohen për komunitetin në orët në vijim.https://ata.gov.al/2022/12/11/reshjet-e-shiut-strukturat-e-bashkise-gjirokaster-ne-terren-per-te-evituar-demet/
Bashkia Gjirokastër në terren për të evituar dëmet
RELATED ARTICLES