Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEBashkia DROPULL

Bashkia DROPULL

Dropulli kufizohet në veri me bashkinë Libohovë. Kryeqendra e Bashkisë është Jorgucati. Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 3.503 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 23.131 banorë.

Bashkia Dropull shtrihet në një sipërfaqe prej 466.67 km2 me një densitet prej 49.56 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 3 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj 41 fshatra. Bashkia e Dropullit përbëhet nga pjesëtarë të pakicës etnike greke në Shqipëri. Derviciani njihen nga vendasit si kryeqendra e zonës, pasi në të zhvillohen pothuajse të gjitha aktivitetet e rëndësishme politike, kulturore dhe fetare të minoritetit.

Megjithatë, qendra e komunës është në Jorgucat, një pikë e ndërmjetme mes dy komunave që ishin më parë. Krahina e Dropullit ruan një pasuri të rrallë etno-kulturore. Zona ka ruajtur dhe transmetuar vallen e bukur të krahinës, kostumet e pasura dhe motivet epirote të klarinetës.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments