Ekspertë të mbrojtjes civile nga vendet e Bashkimit Europian, në kuadër të një misioni këshillues, i janë bashkuar Shërbimit Zjarrfikës në vendin tonë. Ministria e Brendshme njofton se në fokus të këtij bashkëpunimi është forcimi i kapaciteteve parandaluese në menaxhimin e zjarreve.
“Në kuadër të angazhimit të vendit si pjesëmarrës në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, ekspertët më të mirë të mbrojtjes civile nga vendet e Bashkimit Europian i janë bashkuar ekipeve tona të Shërbimit Zjarrfikës, si pjesë e Misionit Këshillues për Zjarret në Pyje, për t’iu përgjigjur sfidave gjithnjë e më të mëdha që paraqesin zjarret në pyje.
“Përmes këtij bashkëpunimi, forcojmë kapacitetet tona në parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje, duke u mbështetur në ekspertizën më të avancuar ndërkombëtare dhe në standardet evropiane, me qëllim mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe sigurinë e qytetarëve”, njofton Ministria e Brendshme.





