Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBashkëpunim kino-amerikan për përmirësimin e marrëdhënieve

Bashkëpunim kino-amerikan për përmirësimin e marrëdhënieve

Kryediplomati i Pekinit, Wang Yi, i ka kërkuar Uashingtonit të “punojë me Kinën” për të përmirësuar marrëdhëniet gjatë një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, njoftoi sot Ministria e Jashtme kineze, sipas “Business Recorder”. Diskutimi gjatë bisedimeve me vendet e Azisë Juglindore, në Xhakartë, ishte i fundit në një seri ndërveprimesh të nivelit të lartë, pasi të dy palët po përpiqen të ulin tensionet tregtare dhe gjeopolitike. Në takimin e tyre të dytë në më pak se një muaj, Blinken ngriti shqetësime rreth kërcënimeve të dyshuara kineze të sigurisë kibernetike, pasi Microsoft tha se hakerat kinezë të mbështetur nga shteti kishin goditur postën elektronike të agjencive qeveritare amerikane. “Uashingtoni duhet të bëjë një qasje racionale dhe pragmatike, të punojë me Kinën në të njëjtin drejtim”, tha Wang. Ai u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalonin “ndërhyrjet” në punët e Kinës. Wang përshkroi pozicionin e ashpër të Kinës për çështjen e Tajvanit, dhe i kërkoi SHBA-së të shmangte ndërhyrjen e qëllimshme në punët e brendshme të vendit të tij”, tha ministria. Ai gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalojnë ndrydhjen e Kinës në ekonomi, tregti, shkencë dhe teknologji dhe të heqin sanksionet e paligjshme dhe të pajustifikuara kundër Kinës. Tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës janë rritur vitet e fundit për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Tajvanin, vendosmërinë në rritje të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, dhe marrëdhëniet e tij të mira me Rusinë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments