Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABarbie në eksplorimin e Hënës

Barbie në eksplorimin e Hënës

Barbie mund t’i bëjë të gjitha. Në filmin e vitit 2023 të Greta Gerwig-ut, ajo shfaqet si presidente e SHBA-së, fizikane fituese e çmimit Nobel, gjyqtare e Gjykatës së Lartë dhe madje edhe si sirenë. Filmi pasqyron rolet e shumta që kukulla ka pasur gjatë dekadave. Një nga më të famshmit e saj është si eksploruese e hapësirës. Në vitet 1960, Astronauti Barbie po transportonte fëmijë në aventura hapësinore edhe para se vetë astronautët e NASA-s të kishin hedhur hapat e tyre të parë në Hënë dhe 13 vjet përpara se NASA të fillonte të pranonte femra astronaute në programin e tyre. Tani Barbie ka ndihmuar realisht eksplorimin e hapësirës. Në eksperimentet e fundit, shkencëtarët përdorën kukullat për të testuar metodat e heqjes së pluhurit të Hënës nga kostumet hapësinore. E veshur me një kostum hapësinor të bërë me porosi, Barbie u mbulua me hirin vullkanik nga një ekip nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit dhe u spërkat me azot të lëngshëm. Ata zbuluan se kjo teknikë është më efektive se metodat e mëparshme të pastrimit. Pse pluhuri hënor është problem? Pluhuri i hënës është “i kudondodhur, gërryes dhe i ngarkuar elektrikisht”, sipas Ian Wells, një studiues i diplomuar në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments