Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBankës Botërore, regjimi evropian në sigurime dhe financat e gjelbra

Bankës Botërore, regjimi evropian në sigurime dhe financat e gjelbra

Ekspertë të nivelit të lartë të Sektorit Financiar në Bankën Botërore zhvilluan një takim me Drejtoren Ekzekutive në detyrë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe drejtues të tjerë të institucionit. Mimoza Kaçi bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje të Autoritetit, si dhe mbi zhvillimet e fundit të kuadrit ligjor dhe rregullator. Kaçi nënvizoi angazhimin e Autoritetit në drejtim të përafrimit me Direktivën Evropiane të regjimit mbikëqyrës Solvency II. Në këtë drejtim, me asistencën e Bankës Botërore është hartuar udhërrëfyesi për implementimin gradual të regjimit evropian në sigurime. Në takim u diskutua edhe mbi rëndësinë e hartimit të një kuadri rregullator të përgjithshëm për orientimin e kapitalit drejt investimeve të qëndrueshme dhe të gjelbëra, si dhe vendosjen e rregullave për taksonominë. Ekipi i Bankës Botërore duke vlerësuar potencialin që ka vendi për sigurimet në bujqësi, menaxhimin e rreziqeve klimatike dhe zhvillimin e financave të gjelbëra, diskutoi në lidhje me hapat që duhet të ndërmerren më tej, duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në këto drejtime. Autoriteti shprehu gatishmërinë për të kontribuar në këto fusha dhe për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me Bankën Botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments