Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBankat rritën interesat e depozitave

Bankat rritën interesat e depozitave

Normat e interesit të depozitave i janë kthyer rritjes në muajt e fundit dhe kanë arritur nivelet më të larta që nga nisja e ciklit të normalizimit monetar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat e reja me afat në lekë arriti në 1.73% në muajin shtator, në vlera të përafërta me nivelin prej 1.74% të muajit gusht. Këto janë nivelet më të larta të arritur qysh kur Banka e Shqipërisë filloi të rriste normat e interesit, në mars të vitit 2022. Kthimi i rritjes së normave të interesit të depozitave në lekë mund të shpjegohet me stanjacionin e depozitave në monedhën vendase dhe me ngushtimin e tepricave të likuiditetit të sektorit bankar. Në fund të muajit shtator, depozitat në lekë kishin një normë rritjeje vjetore shumë të ulët, prej 0.3%. Ndërkohë, gjatë këtij viti kredia në lekë është rritur me më shumë se 9%, falë normave relativisht të ulëta të interesit. Madje, një pjesë e huamarrësve kanë kthyer kreditë ekzistuese nga valuta e huaj në monedhën vendase, të nxitur sa nga normat e interesit, ashtu edhe kursi i favorshëm i këmbimit, njofton BSH-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ