Në 6-mujorin e dytë 2024, vëllimi i kredive të ristrukturuara ishte më i ulët ndaj gjashtëmujorit të kaluar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vlera e kredisë së ristrukturuar gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2024 është sa 35% e vlerës së kredisë së ristrukturuar në të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2021.

Kredia e ristrukturuar gjatë periudhës ishte rreth 1,6 miliardë lekë ose më pak se 1% e fluksit të kredisë së re të periudhës dhe sa 5% e stokut të kredive me probleme.

Ndërkohë që portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë lidhen me kreditë në lekë dhe valutë për sektorin e biznesit.

Sipas BSH-së, forma kryesore e ristrukturimit e kërkuar nga klientët dhe e miratuar nga bankat ishte zgjatja e afatit të maturimit