Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBankat, 20.5 milionë lekë kredi për sektorin e ndërtimit

Bankat, 20.5 milionë lekë kredi për sektorin e ndërtimit

Kredia për sektorin e ndërtimit shënoi vlerën 20.5 milionë lekë në 7-mujorin e këtij vit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky tregues regjistroi një rënie me 9.7%. Ekspertët e fushës shprehen se, rënia e kredisë për ndërtimin është ndikuar nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit, pasi një pjesë e konsiderueshme e kredisë për ndërtim jepet në monedhën europiane. Por gjithashtu, theksojnë ata, faktor është edhe rritja e normës së interesit për kredinë nga BSH-ja. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 7-mujorin 2022, kredia e re për sektorin e ndërtimit ishte në rritje me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë vit, disbursimet e reja kanë një tendencë rënëse. INSTAT, njoftoi se, për këtë vit numri i lejeve të ndërtimit ka vazhduar të rritet. Për gjashtë muaj, janë dhënë gjithsej 938 leje ndërtimi, në rritje me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, sipërfaqja totale e lejeve të miratuara ka pësuar rënie të ndjeshme, me 37% krahasuar me një vit më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments