Struktura e saj do të mbikëqyret nga Cassa Depositi e Prestiti dhe do të përfshijë bashkëpunim me institucione ndërkombëtare, përfshirë Bankën e Investimeve të Francës, kryesisht në monitorimin e riskut.BZH do të fokusohet në projekte që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë, duke ndjekur standardet më të larta të transparencës dhe llogaridhënies.
Ndër të tjera, institucioni do të sigurojë financime për projekte publike dhe private në nivel lokal e qendror, duke krijuar ura bashkëpunimi mes kapitalit publik dhe privat.
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të funksionojë si një shoqëri aksionare, me Ministrinë e Financave si aksionarin kryesor dhe një kapital fillestar prej 10 miliardë lekësh.





